Në ligat evropiane për edicionin e ardhshëm do të ketë më së shumti ekipe deri më tani në histori të futbollit shqiptar.
Kosova do të përfaqësohet me dy skuadra, Trepçën ’89 në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës do të jetë Prishtina.
Kampioni i Shqipërisë Kukësi do të jetë në Ligën e Kampionëve ndërsa Skënderbeu, Partizani dhe Tirana në Ligën e Evropës.
Edhe Shkëndija nga Tetova do të paraqitet në Ligën e Evropës. /Telegrafi/