Nëse jeni një person që dështoni shpesh dhe bini në depresion – atëherë ky artikull është i duhuri për ju.
Notares Diana Nyad i është dashur të provojë pesë herë për t; notuar nga Kuba deri në Florida, transmeton Telegrafi.
Alfred Nobel e kishte hedhur në ajër laboratorin (dhe vëllanë) e tij, para se ta zhvillonte me sukses dinamitin.
Shkencëtarët, atletët dhe të gjithë njerëzit dështojnë para se ta arrijnë suksesin e madh.
Më poshtë i keni tetë arsye se përse nuk duhet të dëshpëroheni kur dështoni, por përkundrazi:
– Dështimi yt tregon se të paktën jeni duke u përpjekur për diçka, gjë të cilën shumica e njerëzve nuk e bëjnë
– Dështimi juaj e dëshmon se bëni gabime! Çdo njeri bën gabime, prandaj mos e lini këtë t’ju dëshpërojë
– Dështimet janë shenja se jeni duke u përmirësuar. Gabimet gjithmonë ju ndihmojnë të bëheni më të mirë
– Dështimet tuaja tregojnë se jeni të guximshëm. Duhet shumë guxim dhe kurajë për të provuar diçka të cilën nuk ia keni idenë se a do të funksionojë apo jo
– Dështimet ju bëjnë shumë më të fortë. Pasi të keni dështuar disa herë, ju mësoheni dhe bëheni shumë më të fortë dhe më të përgatitur për sukses
– Dështimet ju ndihmojnë të zhvilloheni. Kur keni dështuar, ju jeni më të prirë ta gjeni thellë brenda vetes forcën të cilën nuk e keni ditur se e keni pasur
– Dështimet ju mundësojnë të mësoni gjëra të reja.
/Telegrafi/