Këto janë ato karakteristika të mira të cilat i kanë adhurueset e librave:
Janë argëtuese
Nëse dëshironi që të kaloni kohën me dikë deri në fund të jetës, ju nevojitet dikush i cili është kompleks dhe i cili di të mendojë. Dikush i cili nuk është i parashikueshëm dhe i cili nuk është e lehtë që “t’i lexohen mendimet”.
Pranë personit të tillë ju do të jeni i popullarizuar në shoqëri
Në situata sociale do të bindeni edhe vetë që pikërisht shkëlqejnë gjithmonë ata njerëz të cilët kanë njohuri për ndonjë fushë apo dukuri.
Nuk ka kërkesa të mëdha
Femrës së tillë stolitë dhe bizhuteritë nuk i janë të rëndësishme, gardëroba apo veturat e shtrenjta. Ajo, po sikur personazhet e adhuruara të librave, e kupton se ç’është e rëndësishme në jetë.
Është e pavarur
Ajo nuk dëshiron të jetë gjithë kohën me partnerin e vet. Edhe asaj i nevojitet kohë për veten e vet.
Ka qëndrim
Dama e cila e ka pasion leximin e di kuptimin e jetës dhe nuk merret vetëm me gjëra të imëta. Ajo do të dijë të edukojë fëmijët tuaj, të marrë vendime të drejta në situata krize.
Di t’i shfaqë emocionet
Femra e cila dëshiron të lexojë do të dijë t’ju sqarojë shumë konkretisht se si ndihet në momentin e caktuar, madje, nëse e sheh të nevojshme, edhe me nuanca subtile.
Ajo është seksi
Femra e cila lexon për dashurinë dhe seksin i di të gjitha dhe gjithçka. Mos u befasoni nëse ju ofron diçka që ju duket e pakëndshme. Vetëm dorëzohuni dhe realizojani fantazinë. /Telegrafi/