Telegrafi

Shqiptohen dënimet për sherrin masiv në ndeshjen PSG – Marseille, shpëton Neymar me dy ndeshje dënim

Komisioni i Disiplinës i LFP (Liga e Futbollit Profesional), i mbledhur këtë të martë, ka dhënë dënimët për sfidën, PSG- Marseille.

Ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve 1-0, por në fund të takimit pati përplasje masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Në fund të ndeshjes u përjashtuan pesë lojtarë, tre të PSG dhe dy të Marseille.

Komisioni ka vendosur të pezullojë për gjashtë ndeshje futbollistin e parisienëve Layvin Kurzawa, tri ndeshje Jordan Amavi (Marseille), dy ndeshje Neymar dhe Paredes dhe një ndeshje Benedetto (OM).

Çështja “Alvaro” (Neymar e akuzoi për racizëm) është nën hetim, ndërsa Di Maria do të thirret për të dëshmuar të mërkurën e ardhshme.

Ai  akuzohet se ka pështyrë Alvaro Gonzalezin. /Telegrafi/