Albion Ademi është emri që më së shumti është përmendur në Veikkausliiga këtë sezon, pasi në 13 javë e ka gjetur rrjetën plot 12 herë.
Ai është top shënues në kampionat, ndërsa në ndeshjen e fundit që skuadra e tij IFK Mariehamn e zhvilloi ndaj Lahtit që u mbyll në barazimin 2-2, ai shënoi të dy golat për skuadrën e tij.
Ademi që është pjesë e Kombëtares Shqiptare, por me origjinë nga Kosova, në ndeshjen e fundit të dy golat i shënoi në pjesën e dytë kur skuadra e tij ishte duke pësuar me rezultat 2-0, duke ia dhënë një pikë.
Kauden 13. ottelu ja maalit 11+12.
ALBION ADEMI! ?#Veikkausliiga pic.twitter.com/oFPNZQsQLB
— Kristoffer (@krisilmasti) September 9, 2020
21-vjeçari Ademi ishte zgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit gusht në Veikkausliiga, elitën e futbollit finlandez.
Nga 13 ndeshje që skuadra e tij i ka zhvilluar këtë vit, Ademi e ka gjetur rrjetën në 10 prej tyre.
Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, duke e kthyer karrierën e tij në rrugën e duhur.
Përveç 12 golave të shënuar ai ka kontribuuar edhe me tri asistime këtë sezon. /Telegrafi/