Site icon Telegrafi

Shqiptari në 11-shen më të mirë evropiane të javës, krahas Cristiano Ronaldos (Foto)

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë tregoi paraqitje fantastike në fitoren 3:1 të Freiburgut kundër Werder Bremenit në udhëtim.

Abrashi përveç se shënoi njërin prej 3 golave, ai ishte i palodhshëm duke vrapuar shumë kilometra dhe duke mbuluar çdo pjesë të fushës.

Dhe kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga revista prestigjioze “France Football” e cila e ka përfshirë shqiptarin 26 vjeçar në 11-shen më të mirë me lojtarë nga top 4 ligat më të forta të Evropës, BUndesliga, La Liga, Premier League dhe Serie A.

Kujtojmë se Abrashi arriti të shënojë gol pas 12 muajve në kampionatin gjerman. /telesport/

Exit mobile version