Florian Kamberi ka qenë realizator i vetëm ndaj U-21 të Anglisë, ku Zvicra barazoi me rezultat 1:1.
Mesfushori shqiptar i helvetikëve doli i vetëm me portier dhe shënoi në minutën e 77-të takimit.
Pas këtij barazimi, Anglia kryeson Grupin 9 me 11 pikë, përkatësisht ka tre më tepër se skuadra zvicerane.
Vlen të theksohet se për skuadrën helvetike ka luajtur edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj. /Telegrafi/
Kamberi i siguron një pikë Zvicrës kundër Anglisë U21.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-26