Site icon Telegrafi

Shqiptari i lë më gojë hapur yjet e Bayern Munich (Video)

Zhongleri shqiptar Fabian Duro, ka dhuruara show para lojtarëve të Bayern Munich.

Duro i veshur me fanella të Bayern Munich gjatë stërvitjes ka treguar disa nga lëvizjet e tij me top që shumë pak njerëz mund t;i bëjnë.

Lëvizjet e tij shtangë disa herë lojtarët e Bayern që në fund i dhuruar duartrokitje.

Video e Duros është postuar nga klubi bavarez në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Bayerni ‘çmendet’, ofron 75 milionë euro për yllin e Ligës Premier

28-vjeçari e ka cilësuar ditën e sotme si më të bukurën e jetës së tij. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë të ditur aventurën e tij.

“Sot kam bërë shfaqe për ekipin e Bajernit para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës time padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bajernit dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën, mora dhe disa dhurata, kam shumë video dhe foto që do postohen në të ardhmen”, shkruan shqiptari nga Kruja. /Telegrafi/

Exit mobile version