Site icon Telegrafi

Shqiptarët në Preshevë kërkojnë reduktimin e forcave të xhandarmërisë

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për qytetarët e atjeshëm.

Mehmeti ka kërkuar luftimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët.

“Shtimi i forcave ushtarake dhe Xhandarmërisë duhet të pakësohet. Nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh”, ka thënë Mehmeti për televizionin publik.

Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, Ushtrisë, dhe Xhandarmërisë serbe.

Exit mobile version