Challenge League, apo kategoria e dytë e futbollit zviceran, njihet si çerdhe e lojtarëve shqiptarë.
Në të dy ndeshjet që sot ishin në program, futbollistë tanë lanë gjurmë me gola dhe asistime.
Në përballjen mes Lausanne Ouchy dhe Aaraut që u mbyll 0-2, sulmuesi pejan Liridon Balaj ka gjetur golin, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Donat Rrudhani ka asistuar në të dy golat.
Der FC Aarau bejubelt einen verdienten 2:0-Erfolg auswärts beim @FC_SLO dank Toren von Spadanuda und Balaj, einhergehend mit einem Sprung auf den zweiten Tabellenplatz. Zum Telegramm: https://t.co/aSX3YCTWlT #ZämeFörAarau pic.twitter.com/RVgKFzOQvH
— FC Aarau (@FCAARAU) October 15, 2021
Edhe në takimin Thun – Winterthur të mbyllur po ashtu 0-2, njëri nga golat e skuadrës mysafire u shënua nga një futbollist shqiptar, Semir Remizi.
Winthertur është në vendin e parë me 21 pikë, ndërsa Aarau është i dyti me 18 pikë. /Telegrafi/