Ingolstad e ka nisur në mënyrën më të mirë pas pauzës së shkurtër dy javore, duke fituar ndaj Nurnberg me rezultat 5-0 si msyafir.
Klubi gjerman që po lufton për mbijetesë këtë vit, ka afruar në afatin kalimtar të janarit dy shqiptarë.
Mbrojtësi Visar Musliu dhe sulmuesi Valmir Sylejmani ka nënshkruar për kuqezinjtë në janar.
Musliu e nisi nga minuta e parë duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Sylejmani u fut në lojë në pjesën e dytë, por që arriti të lërë shënjë e tij.
(73') First #Schanzer change: Valmir #Sulejmani replaces Patrick #Schmidt.
__
0:4 #FCNFCI pic.twitter.com/mO9W74CuVd— FC Ingolstadt 04_EN (@Schanzer_EN) February 4, 2022
Sulmuesi shqytar u fut në lojë në minutën e 71-të, ndërsa pas nëntë minutash arriti të shënojë për 5-0.
Duket se ardhja e dyshes shqiptare i ka dhënë krahë Ingolstadit që vazhdon të mbetet në vendin e fundit në renditje me 13 pikë. /Telegrafi/