Zurich ka marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Evropës.
Skuadra e famshme zvicerane e udhëhequr nga futbollistët shqiptarë ka triumfuar 3-2 ndaj Bayer Leverkusenit.
Ka qenë një ndeshje spektakolare me rikthime në rezultat.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Marchesano në fundin e pjesës së parë.
Leverkusen për katër minuta shënoi dy gola me anë të Bellarabit duke kaluar në epërsi 1-2.
Por ishte mesfushori shqiptar, Toni Domgjoni që barazoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 59-të.
E për golin e tretë në këtë sfidë u përkujdes Odey në minutën e 78-të.
Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli ishin titullar së bashku me Domgjonin.
Ndërkohë në bankën rezervë ishte Mirlind Kryeziu që nuk u aktivizua në këtë takim.
Pas tri ndeshjeve në Ligën e Evropës, Zurichu prin në Grupin A me nëntë pikë të tubuara, tri më shumë se Leverkuseni dhe tetë më shumë se Ludogorets e AEK Laranca. /Telegrafi/