Përfaqësues të Partisë Demokratike në Luginën e Preshevës në një takim me zyrtarin e OSBE-së kanë shprehur shqetësim ndaj veprimet e fundit të shtetit serb, të cilët po i fshijnë nga listat e regjistrimit.
Siç njofton PD në praninë e kryetarit të kësaj partie Nagip Arifi dhe këshilltarëve të PD-së në Kuvendin Komunal të Medvegjës, Bajram Mustafa, Fehmi Beha dhe Gani Krasniqi, në zyrën e OSBE-së në Bujanoc u takuan me shefin e kësaj zyre Gjakomo Basisio, ku temë kryesore e këtij takimi ishte pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë në Komunën e Medvegjës, njofton Telegrafi.
Përveç pasivizimit të adresave u diskutua edhe për problemet e tjera të qytetarëve të kësaj komune, siç janë parapërgatitjet për marrjen e vendimit për emërimin e rrugëve dhe lagjeve në vendbanimet shqiptare, iniciativat për fillimin e ndryshimit të statutit dhe çështje të tjera.
Përfaqësuesi i OSBE-së, Basisio ka premtuar se do ta vizitojë më shpesh Medvegjën dhe se do t’i njoftojë instancat më të larta për problemet e paraqitura. /Telegrafi/