Ekipi shqiptar nuk din të dorëzohet në turneun kualifikues për Majorin e madh të CS:GO, në Bukuresht të Rumanisë, mposhti ekipin tjetër rus për t’u afruar edhe më shumë kualifikimit në turneun më të madh të CS:GO.
Bad News Eagles, është më afër se kurrë për të shkruar historinë dhe për t’u bërë ekipi i parë shqiptar pjesëmarrës në një turne Major.
Ndeshja kundër ekipit rus ASG, gjatë gjithë kohës ishte në dominim të ekipit shqiptar, ku në mapin e parë fituan me lehtësi me rezultat 16:2, ndërsa në mapin e dytë rezultati ishte më i ngushtë por që përfundoj me fitore të ekipit bNe me rezultat 16:13, dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.
Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, me vlerësimin nga HLTV 1.55.
Bad News Eagles tashmë është një fitore larg kualifikimit në PGL Antwerp Major 2022, kundërshtari dhe ndeshja e radhës do të mësohet më vonë. /Telegrafi/