Telegrafi

Shqiprim Arifi shtrohet në Spitalin e Nishit

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shtruar në spitalin e Nishit në gjendje të rënduar shëndetësore.

Arifi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se si pasojë është shtrirë në spitalin e Nishit.

Ai ka thënë se para disa dite ka bërë testin për COVID-19 dhe ka rezultuar negativ, ndërsa ka qenë i detyruar të shtrihet në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Postimi i plotë i Arifit:

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

Ju përshëndes të gjithëve.

Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”, ka shkruar Arifi. /Telegrafi/