Site icon Telegrafi

Shqiprim Arifi publikon kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Beograd, 14. jula 2020. - Konsultacije za formiranje Vlade Srbije pocele su danas sastankom predsednika Srbije Aleksandra Vucica sa predstavnicima izborne liste "Albanske demokratske alternative - Ujedinjena dolina". FOTO TANJUG / RADE PRELIC / an

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se i kanë paraqitur disa kërkesa Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq priti sot në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët në zgjedhjet parlamentare serbe për herë të parë garuan në një listë të përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Takimi i presidentit serb kishte qëllim konsultimet për formimin e Qeverisë së re dhe përfshirjen e shqiptarëve aty.

Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot ia bëmë të qartë presidentit Vuçiq qëndrimet e Shqiptarëve te Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë i Arfit:

”Kësaj radhe ndryshe.

Sot ia bëmë të qartë presidentit Vucic qëndrimet e Shqipëtarëve te Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron ti tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vertetojë me vepra. Jo më me fjalë.

Për tu bërë ne Shqiptarët pjesë e Qeverisë, kërkojmë këto kushte:

1. Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal

2. Ndihmës Ministrin e Ekonomisë

3. Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Arsimit

4. Kryetarin e Trupit Koordinues

Presim përgjigje!”, ka shkruar Arifi.

Shqiptarët e bashkuar të Luginës në letrën drejtuar presidentit Vuçiq kanë shkruar se janë të interesuar për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore; zgjidhjen e problemeve në arsim; zhvillim ekonomik të regjionit; çështja e institucioneve gjyqësore dhe integrim të plotë të shqiptarëve në Trupin Koordinues. /Telegrafi/

Exit mobile version