Sot në orët e pasditës zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë për bashkëqeverisje në Preshevë.
Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve për pushtet lokal në Komunën e Preshevës, Alternativa për Ndryshim (APN) dhe Partia për Veprim Demokratik (PVD) janë dakorduar që së bashku të ndërtojnë udhëheqjen e pushtetit lokal.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje është rënë dakord që kryetar komune të jetë kryetari i APN-së Shqiprim Arifi ndërsa kryetare e Kuvendit Komunal Ardita Sinani (PVD).