Reshjet e shiut nuk sollën vetëm fatkeqësi në Shqipëri, por kishin edhe të mira.
Ato kanë rritur prodhimin e energjisë në hidrocentralet e kaskadës së Drinit, ndërsa tepricat po depozitohen në Kosovë, ani që mosvënia në funksionim e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt në mes dy vendeve limiton sasinë e transmetimit të energjisë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ilir Bela, tha se pasi janë plotësuar nevojat e Shqipërisë me energji elektrike është eksportuar 2.9 milionë euro vetëm në 5 ditë, si dhe janë depozituar rreth 14 mijë megavat energji në Kosovë. /Telegrafi/