Telegrafi

“Me shqetëson”, Donnarumma flet për konkurrencën e tij me Navasin

Portieri italian, Gianluigi Donnaruma ka folur për konkurrencën e tij me Keylor Navasin te klubi francez Paris Saint-Germain.

Donnarumma arriti gjatë verës në ‘Parc des Princes’ si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Milanin, teksa ishte edhe fitues i Euro 2020.

Ardhja e tij bëri bujë të madhe dhe pritej që Donnarumma, i cili u zgjodh ‘lojtari më i mirë’ i Euro 2020 të ishte titullar i padiskutueshëm.

Lexo po ashtu Shtohen zërat për largimin e Donnarummas nga PSG, Juventusi ka kthyer fuqishëm interesimin

Megjithatë, italiani i ri hasi në konkurrencë të fortë me portierin nga Kosta Rika, Navas, i cili ka vazhduar ta ruaj portën e parisienëve në ndeshjet e Ligue 1.

Donnarumma ka qenë portier në ndeshjet evropiane dhe në vetëm pesë ndeshje në Ligue 1, dhe kjo situatë ka bërë që ai të pyetet nga gazetarët për konkurrencën e tij me Navasin.

“Nuk më ndikon në paraqitjet e mia, por më ‘shqetëson’. Nuk është e lehtë sepse isha mësuar të luaja si titullar dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol, por jam i sigurt se situata do të zgjidhet”, ka thënë Donnarumma për TNTSportsBR.

Ndryshe, 22-vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur me një rikthim në Serie A, por kësaj radhe te rivalët e Juventusit dhe jo Milani. /Telegrafi/