Seksi mund të jetë një gjë e mrekullueshme, por mund të jetë edhe një gjë e çuditshme, jo komode dhe i mbushur me shqetësime të ndryshme.
Por, për ta lehtësuar këtë problem është mirë të flitet për pjesët jo të mahnitshme të seksi, sepse kësisoj njerëzit do të ndihen më pak të çuditshëm dhe të vetmuar, transmeton Telegrafi.
Për të ndihmuar në këtë mision, Superdrug Online Doctor ka kryer një anketim përmes së cilit i ka identifikuar shqetësimet më të mëdha të njerëzve të Evropës dhe SHBA-së që i kanë rreth seksit.
Ata kanë zbuluar se dy gjinitë, meshkujt dhe femrat, kanë shqetësime dhe brenga të mëdha.
Dhjetë shqetësimet më të mëdha seksuale të meshkujve
* Partnerja ka sëmundje seksuale të transmetueshme
* Partnerja nuk përjeton orgazëm apo nuk kënaqet mjaftueshëm
* Prezervativi mund të gjatë marrëdhënies dhe ajo mund të mbetet shtatzënë
* Do të ejakuloni para kohe
* Partneres nuk do t’i duket tërheqës trupi juaj
* Nuk do të jeni të aftë të performoni
* Nuk jeni i mirë në seks
* Penisin e keni shumë të vogël
* Partnerja do të mendojë se jeni pa përvojë
* Gjërat do të jenë të çuditshme pas seksit
Dhjetë shqetësime më të mëdha seksuale të femrave
* Partneri nuk dëshiron të vë prezervativ
* Partneri ka sëmundje të transmetueshme seksualisht
* Prezervativi mund të shpërthehet gjatë marrëdhënies
* Partnerit nuk do t’i duket joshës trupi juaj
* Partneri nuk e pranon “JO-në” si përgjigje
* Partneri do të dëshirojë të bëjë diçka për të cilën ti nuk je komode
* Ndonjë funksion i turpshëm trupor do të ndodhë gjatë seksit
* Partneri nuk do të përjetojë orgazëm apo nuk do të ndjehet i kënaqur
* Ju nuk do të përjetoni orgazëm apo nuk do të jeni e kënaqur
* Jeni e keqe në seks
Gjëja më e rëndësishme rreth kësaj është të dini se nuk jeni të vetëm në shqetësimet tuaja dhe preferohet të flisni hapur me partnerët dhe shoqërinë tuaj. /Telegrafi/