Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj Saint-Etiennes. Në këtë ndeshje shkëlqeu Lionel Messi duke i bërë tri asistime.
Qendërmbrojtësi spanjoll Sergio Ramos debutoi në këtë fitore duke luajtur për 90 minuta.
Kjo ndeshje duke shkoi mirë për sulmuesin brazilian Neymar i cili pësoi një lëndim të tmerrshëm në minutën e 86-të.
C’est reparti pour 2 ans de convalescence #SaintEtiennePSG #Neymar pic.twitter.com/YnOitQg4au
— Thetan🎷 (@Eugdaf1) November 28, 2021
Braziliani u largua nga fusha kundër Sanit-Etienne me barelë duke qarë pasi dëmtoi kyçin e këmbës.
Pas një dueli më mbrojtësin, Maçon, ai përkuli kyçin e këmbës së majtë duke u detyruar të lërë fushën.
Në fundin e ndeshjes ylli brazilian është fotografuar duke lënë fushën me paterica. Një lajm aspak i mirë për PSG-në, e me shumë gjasa nuk do ta ketë në dispozicion për një kohë të gjatë sulmuesin. /Telegrafi/