Site icon Telegrafi

Shqetësime te Man United se dikush brenda klubit po i publikon informatat në platformën X

Sipas Daily Mail, ka shqetësime në Manchester United për një person që po publikon ndodhitë brenda ekipit në disa llogari të mediave sociale.

Ekziston një llogari pa emër në X (dikur Twitter) që përditëson rregullisht fansat për lajmet e ekipit edhe përpara njoftimit zyrtar.

Për shembull, lëndimet e Luke Shaw dhe Lisandro Martinez u njoftuan shumë përpara nga llogaria në fjalë.

Lexo po ashtu Rezultate zhgënjyese, a po e shkarkon Man United, Ten Hagun?

Dhe zyrtarët e klubit janë të shqetësuar se këto rrjedhje mund të ndihmojnë potencialisht kundërshtarët të zbulojnë planin e lojës paraprakisht.

Daily Mail citon një zëdhënës të klubit, i cili tha: “Përgatitja për ndeshjet e këtyre ditëve është aq e plotë sa informacionet e rrjedhura në lidhje me formacionet e ekipeve dhe lëndimet mund t’i japin kundërshtarëve një avantazh për t’u shfrytëzuar”.

“Tifozët e United duhet të kërkojnë këto llogari që rrjedhin në mënyrë rutinore këtë lloj informacioni dhe të pyesin se cili është motivimi i tyre për ta bërë këtë”, thuhet më tej nga ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version