Site icon Telegrafi

Shqetësime te Borussia Dortmund, Haaland ka lëshuar fushën i dëmtuar

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund, nuk mundi ta përfundonte ndeshjen kundër Hoffenheimit dhe u desh të zëvendësohej në minutën e 62-të, për shkak të një dëmtimi.

Në pjesën e parë, Haaland tashmë ishte trajtuar nga mjekët dhe preferoi të vazhdonte lojën.

Ndeshja kishte nisur mirë për të, pasi arriti të hapte rezultatin në minutën e 6-të duke kthyer në gol të asistuar nga Malen, por para se të arrinte pushimi, norvegjezi vuri re dhimbje muskulore dhe u shtri në fushë.

Edhe pse gjithçka tregonte se sulmuesi nuk mund të vazhdonte, ai madje u trajtua nga mjekët e Dortmundit, pak pasi u kthye në fushë dhe vazhdoi të luante ndeshjen.

Në minutën e 62-të, norvegjezi shikoi bankinën dhe kërkoi zëvendësim.

Sipas mediave duket se ka një tendosje muskulore që nuk e la të vazhdonte në fushë.

Edhe pse ai doli në këmbët e tij dhe pa pasur nevojë për mbështetje nga asnjë anëtar i stafit të Borussias, shkalla e dëmtimit mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Exit mobile version