Site icon Telegrafi

Shqetësime për Neymarin, lëshon stërvitjen më herët

<> during a training session at Yug-Sport Stadium on June 18, 2018 in Sochi, Russia.

Kampionati Botëror ka startuar tash e disa ditë, me disa ndeshje mjaftë interesante.

Brazili nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë ku kundër Zvicrës barazoi 1-1.

Ajo që brengosi më shumë tifozët brazilianë ishte forma e Neymar.

Neymar (Getty Images)

Sulmuesi që u ble 222 milionë euro, kundër Zvicrës për shumë kohë qëndroi në tokë, duke kërkuar kontaktin në cdo top që kishte në posedim.

Por Neymar ka shqetësuar edhe sot.

Ai e ka lënë stërvitjen 15 minuta para kohës, duke u ankuar për një dhimbje në gju.

Neymar (Getty Images)

Mësohet se dhimbja nuk është aq serioze dhe se Neymar do të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Kosta Rikës.

Brazili është në grup me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën. /Telegrafi/

Exit mobile version