Telegrafi

Me shpresën se do e fuste topin në rrjetë – tifozët e Gjermanisë me reagim dëshpërues për shansin e shpërdoruar nga Muller ndaj Anglisë

Tifozët e Anglisë do të kujtojnë për një kohë të gjatë golat e Raheem Sterling dhe Harry Kanes ndaj Gjermanisë në Euro 2020.

Tre Luanët i eliminuan gjermanët në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian me rezultat 2-0, duke kaluar kështu në çerekfinale.

Por, përkrahësit e Die Manschaft nuk do të kujtojnë me dëshirë huqjen e Thomas Muller që do mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.

Lexo po ashtu Low pas humbjes: Duhet të shfrytëzohen rastet, kishim pritshmëri të mëdha nga kjo skuadër

Goli i parë për anglezët u shënua nga anëtari i Manchester Cityt në minutën e 75-të, nga një asistim i Luke Shaw.

Por, Gjermania kishte shansin që t’i barazonte shifrat pas vetëm shtatë minutash që ishin në disavantazh.

Lexo po ashtu Joachim Low u kap përsëri duke bërë gjestet e tij të zakonshme gjatë humbjes ndaj Anglisë

Një pasim maestral nga Kai Havertz e vendosi Mullerin përballë me Jordan Pickordin, por goditja e sulmuesi ishte e pasaktë, duke e dërguar topin afër shtyllës së majtë.

Ai moment acaroi jashtë mase tifozët e Gjermanisë që fillimisht e kishin ndjenjën se anëtari i Bayern Munichut do të përfundonte atë aksion me gol.

Reagimi i tyre është xhiruar nga afër dhe nuk kishte se si mos t’i pushtonte rrjetet sociale.

Situata u rëndua për gjermanët kur Harry Kane (86′) pranoi një asistim nga Jack Grealish, për të shënuar 2-0 dhe anglezët kaluan në çerekfinale./Telegrafi/