Tifozët e Anglisë do të kujtojnë për një kohë të gjatë golat e Raheem Sterling dhe Harry Kanes ndaj Gjermanisë në Euro 2020.
Tre Luanët i eliminuan gjermanët në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian me rezultat 2-0, duke kaluar kështu në çerekfinale.
Por, përkrahësit e Die Manschaft nuk do të kujtojnë me dëshirë huqjen e Thomas Muller që do mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.
Goli i parë për anglezët u shënua nga anëtari i Manchester Cityt në minutën e 75-të, nga një asistim i Luke Shaw.
Por, Gjermania kishte shansin që t’i barazonte shifrat pas vetëm shtatë minutash që ishin në disavantazh.
Një pasim maestral nga Kai Havertz e vendosi Mullerin përballë me Jordan Pickordin, por goditja e sulmuesi ishte e pasaktë, duke e dërguar topin afër shtyllës së majtë.
Ai moment acaroi jashtë mase tifozët e Gjermanisë që fillimisht e kishin ndjenjën se anëtari i Bayern Munichut do të përfundonte atë aksion me gol.
Horrendous miss from Muller.
Reminder he replaced Timo
#ENGGER #EURO2020 pic.twitter.com/g2vH3BzTql— Combat O’Daley (@combatOdaley) June 29, 2021
Reagimi i tyre është xhiruar nga afër dhe nuk kishte se si mos t’i pushtonte rrjetet sociale.
Situata u rëndua për gjermanët kur Harry Kane (86′) pranoi një asistim nga Jack Grealish, për të shënuar 2-0 dhe anglezët kaluan në çerekfinale./Telegrafi/
https://twitter.com/sportbible/status/1410162886832427010