Telegrafi

Shpresë për Shqipërinë, pjesa e parë: Turqia 1-0 Çekia (Video)

Ka përfunduar pjesa e parë mes Turqisë dhe Republikës së Çekisë.

Burak Yilmaz ka shënuar golin e parë për kombëtaren turke.

Sulmuesi realizoi në minutën e dhjetë kundër Republikës së Çekisë pas një pasimi të saktë të Emre Mor, trasnmeton Telegrafi.

Nëse përfundon kështu takimi, kombëtarja shqiptare do t’i rriten gjasat për të kaluar në 1/8 e finales së Euro 2016.

Kujtojmë se nëse kombëtarja turke triumfon me një gol diferencë, apo ndeshja përfundon pa fitues, atëherë Shqipëria mbetet në pozitën e tretë të ekipeve më të mira të vendeve të treta. /Telegrafi/