Site icon Telegrafi

Shprehitë e ushqimit në Itali

Mëngjesi (7:00-11:00)

Në mëngjes ka gjithmonë ushqim të lehtë. Zakonisht kapuçino ose kafe tjetër me kroasan ose me biskota. Ndodhë që të ketë vetëm pemë. Kroasanet mund të janë me xhem ose më së shpeshti me çokollatë.

Për italianët “cappuccino-ja” është pijë e dedikuar për ushqim, dhe shumica nga ata nuk e pinë atë pas orës 11.

Dreka (Veriu 12:30-14:00, ndërsa Jugu 13:30-14:30)

Ushqimi i parë (Primo piatto), zakonisht oriz ose pastë dhe rrallë supë.
Ushqimi i dytë (Secondo piatto), mish ose peshk.
Ushqimi ndërmjetës (Contorni), zarzavate të ziera ose sallatë të freskët.
Deserti (Dolce), përfshin lloje të ndryshme të tortave, akullores ose më së shpeshti, pemë të freskëta sezonale.
Kafe, espresso.
Gjatë javës më së shpeshti hahet ushqimi i parë ose i dytë dhe pemë.

Darka (20:00-22:00)

Varësisht prej njerëzve, darka mund të jetë ushqim i lehtë, sallatë, “primo piatto” ose “secondo piatto”.
Shumica e italianëve, dalin jashtë për darkë, për të ngrënë pica në piceritë e shumta italiane.

Exit mobile version