Njoftimi i publikuar nga Instituti amerikan për hulumtime të kancerit, bazohet në analizën e rezultateve të 81 studimeve të mëparshme.
Në bazë të rekomandimeve, aktiviteti i përditshëm trupor duhet të zgjasë së paku 30 minuta, ndërsa gjatë ditës më së shumti mund të konsumohet një njësi alkool (një shishe birre përmban një njësi alkool, një gotë verë përmban dy njësi alkool…).
Llogaritet se nga kanceri i gjirit në mbarë botën vdesin 400.000 femra në vit.
Shkencëtarët thonë se te një numër i madh i këtyre rasteve sëmundja është pasojë e trashëgimisë gjenetike, ndërsa në këto raste stili jetësor nuk mund ta zvogëlojë rrezikun për shfaqjen e kancerit.