Kur e pastroni shtëpinë tuaj, duhet t’u kushtoni vëmendje disa shprehive, sepse ato shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.
Në vijim janë disa prej tyre:
Përdorni shumë detergjentë
Nëse nuk lahet mjaftueshëm, sipërfaqja që keni pastruar do të bëhet një magnet papastërtie. Për këtë arsye, duhet t’i lexoni gjithmonë udhëzimet e përdorimit dhe të përdorni gjithmonë sasinë e rekomanduar.
Pastroni me pajisje që janë vet të ndotura
Nëse lavatriçja juaj ka një erë të pakëndshme, sigurisht që ajo do të transmetohet në rroba. Nëse qesja në fshesën me korrent është plot me pluhur, ajo nuk do të funksionojë siç duhet. Është e vetëkuptueshme që leckat dhe sfungjerët e pistë përhapin vetëm baktere.
Ndani kohë për ta pastruar plotësisht pajisjen pas çdo përdorimi duke e zbrazur ose larë plotësisht në ujë të nxehtë dhe duke shtuar dezinfektues.
Përdorni preparate gërryese
Produktet e tilla mund të shkatërrojnë shtresat mbrojtëse të mobileve, parketit dhe të ngjashme. Ju gjithashtu mund të rrezikoni shëndetin e kafshëve tuaja shtëpiake dhe anëtarëve të familjes. P.sh. Zbardhuesi i klorit mund të shërbejë si një dezinfektues i shkëlqyer, por nuk duhet të përdoret për të hequr papastërtitë.
Fshini pluhurin pasi kryeni thithjen me fshesë me korrent
Dhoma fillimisht duhet pastruar mirë “nga lart poshtë” në mënyrë që të mos vëreni pluhur pas fshirjes me korrent. Pra, filloni nga rafti dhe të ngjashme. Gjithashtu mos harroni t’i shpëlani shpesh leckat. /Telegrafi/