Goli i barazimit të Bruno Fernandes në derbin e Mançesterit u dha nga VAR pavarësisht se Marcus Rashford ishte në pozicion jashtë loje.
Reprezentuesi portugez e riktheu Manchester Unitedin në lojë në minutën e 78-të, pasi gjeti rrjetën nga asistimi i Casemiro.
Braziliani luajti një top për Rashford, i cili ishte në pozicion jashtë loje, por sulmuesi anglez nuk e preku topin dhe përkundrazi ia la atë Fernandesit, i cili gjeti pjesën e pasme të rrjetës me një goditje nga afër zonës.
https://twitter.com/spotify_sami/status/1614263719248420873
Pavarësisht se gjyqtari anësor e ngriti flamurin fillimisht për pozicion jashtë loje, pasi u konsultua me gjyqtarin e VAR-it, Stuart Atwell, kryesori dha golin pasi Rashford nuk e preku topin dhe as nuk ndërhyri me ndonjë nga mbrojtësit e Manchester City. Mysafirët mbetën të tërbuar pasi goli i mesfushorit u pranua.
Liga Premier u shpjegoi transmetuesve televizivë pas ndeshjes se “flamuri u ngrit, gjyqtari dhe gjyqtari i VAR patën një bisedë, ku nuk menduan se topi u prek nga Rashford dhe nuk kishte ndikim në aftësinë e mbrojtësit për të luajtur topin. VAR nuk mund të gjente prova të një gabimi të qartë dhe të dukshëm, kështu që mbështeti golin”.
Guidance being given to me – Flag went up, ref and linesman had a conversation, deemed no touch on the ball from Rashford and no impact on the defender being able to play the ball. VAR could not find evidence of clear and obvious error so supports the goal. #ManCity #MCFC
— Mike Minay (@MikeMinay) January 14, 2023
Vetëm tre minuta pas golit të barazimit të Brunos, Rashford shënoi golin e fitores për Djajtë e Kuq nga asistimi i Alejandro Garnacho, i cili konfirmoi tre pikët vendimtare për skuadrën e tij.
That did not disappoint. 🤩#MUNMCI pic.twitter.com/Lb5OLfcI1G
— Premier League (@premierleague) January 14, 2023
Djajtë e Kuq tani kanë 38 pikë nga 18 ndeshje, një pikë më pak se skuadra e Pep Guardiolës./Telegrafi/