Site icon Telegrafi

Shpëton Migjen Basha

Mesfushori i Kombëtares dhe Comos në Seria B u ndëshkua më karton të kuq në sfidën që skuadra e tij zhvilloi ndaj Pescaras së Ledian Memushajt, por fatmirësisht mesfushori do të duhet të mungojë vetëm në një ndeshje.

Kështu, Basha nuk do të jetë në fushë në sfidën e së dielës me Pro Vercelin në shtëpi, për t’u rikthyer në sfidën e javës së ardhshme me Barin në transfertë.

Mesfushori 29-vjeçar u transferua në janar nga Luzern te Como ku ai është aktivizuar në 7 ndeshje,

Ai po mundohet të ndihmojë skuadrën e tij të qëndrojë në Seria B, mision ky i vështirë pasi Como renditet e fundit me një diferencë të konsiderueshme me rivalët.

Exit mobile version