Site icon Telegrafi

Shpëtoi kundërshtarin nga vdekja, por tani rrezikohet të dënohet për gjestin fyes ndaj tifozëve (Video)

FIFA do të hapë një hetim për sjelljen e yllit të Paris Saint-Germainit dhe Bregut të Fildishtë, Serge Aurier pasi bëri një festim jo të mirë ndaj tifozëve kundërshtarë.

Mbrojtësi bëri një festim i cili do të thotë ‘do t’ju prej në fyt’ dhe kjo irritoi të gjithë.

Aurier festoi kështu me Bregun e Fildishtë në fitoren 3-1 ndaj Malit dhe ky gjest është kritikuar aq shumë sa që FIFA ka konfirmuar se janë duke hetuar këtë gjest të 23-vjeçarit.

Sipas BBC Sport, një zyrtar i FIFAs ka thënë se “hetimi është në proces”.

Lexo po ashtu Ylli i PSG-së ia shpëton jetën lojtarit kundërshtar (Video)

Vlen të theksohet se para këtij gjesti Aurieri shpëtoi jetën e Moussa Doumbias së Malit. /Telegtafi/

https://twitter.com/Rebeudu78/status/785078176527638528

Exit mobile version