Manchester City kanë ndarë një buxhet prej 170 milionë eurosh për tu përforcuar këtë verë, pasi që vendimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy vite është anuluar.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi të hënën që të rrëzojë ndalesën prej dy vitesh të Manchester Cityt, do të thotë se ata do të garojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2020/21.
Tani vëmendja e tyre do të jetë në përforcimin e skuadrës.
Fillimisht po mendohet gjetja e një alternative për Sergio Agueron, ndërsa emrat e David Alaba dhe Kalidou Koulibaly janë përmendur si përforcime të tjera të mundshme.
Ferran Torres i Valencias dhe shënjestra e Barcelonës, Lautaro Martinez janë emrat që po vlerësojnë në sulm.
Për më tepër, Pep Guardiola kërkon një zëvendësim për Leroy Sane, i cili ka përfunduar transferimin e tij te Bayern Munich.
Manchester po ashtu kërkon gjithashtu të rinovojë kontratat e Kevin de Bruyne, Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus. /Telegrafi/