Site icon Telegrafi

Shpërthimi i fishekzjarrit frikëson dhe rrëzon Lewandowskin, por ai hakmerret me dy gola (Video)

Në ndeshjen e zhvilluar mes Rumanisë dhe Polonisë, lojtarit më i mirë i këtyre të fundit Roberto Lewandowskit, i ka eksploduar një fishekzjarr afër të këmbët.

Ishte një rivënie nga këndi kur një fishekzjarr u gjuajt në fushë dhe Lewandowski kërkoi të ndërpritet ndeshjes për tu larguar, por ajo eksplodoi para tij.

Nga frika lojtari u shtri në tokë dhe nga krisma e madhe kishte edhe dhimbje në veshë.

Kjo ndodhi në minutën e 54-të të takimit. Pas incidentit ndeshja vazhdoi normalisht.

Lewandowski nuk u dorëzua dhe në fitoren prej 3-0 të Polonisë si mysafirë shënoi dy herë.

Ai shënoi në minutat 83 dhe 90. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hcHtewzaues

Exit mobile version