Mediat kanë raportuar për të paktën dy shpërthime të reja në periferi të Bejrutit, Liban.
Siç konfirmoi një burim i Hezbollahut për reuters, shpërthyen telekomandat e përdorura nga grupi militant ndërsa qindra njerëz u plagosën.
Mediat shtetërore raportojnë se tre persona kanë mbetur të vdekur, shkruan skynews.
Lebanese media reports that several pagers exploded during the funerals of Hezbollah fighters killed in explosions in Beirut yesterday. pic.twitter.com/G6SbqG4rMK
— NEXTA (@nexta_tv) September 18, 2024
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet, por ato erdhën një ditë pasi ‘pagers’ e përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah shpërthyen në të gjithë Libanin.
Burimi thotë gjithashtu se Hezbollahu i bleu telekomandat pesë muaj më parë, në të njëjtën kohë me ‘pagers’ që shpërthyen gjatë ditës së djeshme.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se tre persona u vranë në rajonin Bekaa në lindje të vendit në shpërthimet e fundit.
Një burim sigurie tha se shpërthimet ishin të vogla, të ngjashme me sulmin e djeshëm ndërsa deklaroi se agjencitë e sigurisë do të hetojnë më tej çështjen. /Telegrafi/
❗️ Lebanon’s capital Beirut is in chaos and numerous fires after a new series of simultaneous explosions across the city – media reports
This time the explosions were reportedly caused by walkie-talkies and radios in cars. pic.twitter.com/GFOrOWlAE5
— NEXTA (@nexta_tv) September 18, 2024