Site icon Telegrafi

Shpërthime edhe në funeralin e anëtarëve të Hezbollahut në Bejrut

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën nëntë persona u vranë dhe më shumë se 300 janë plagosur të mërkurën në një shpërthim të pajisjeve elektronike në disa rajone të vendit.

Shpërthimet erdhën një ditë pasi shpërthimeve masive të “pagers” të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut, ku mbetën të vdekur të paktën 12 persona dhe u plagosën rreth 3000 njerëz.

Një prej shpërthimeve ndodhi gjatë funeralit të tre anëtarëve të Hezbollahut gjersa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, shkruan theguardian.

Një dëshmitar që mori pjesë në funeralin e Hezbollahut në një periferi jugore të Bejrutit përshkroi për CNN kaosin që u krijua pas shpërthimit të radio-lidhjeve.

Dëshmitari, emri i të cilit nuk përmendet për arsye sigurie, tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe ulërimat e njerëzve.

Ndryshe, Kryqi i Kuq Libanez thotë se ekipet në vendngjarje po reagojnë ndaj “shpërthimeve të shumta në zona të ndryshme”, duke përfshirë jugun dhe lindjen e vendit.

Rreth 30 ekipe emergjente janë vendosur dhe të tjerë janë në “gjendje të lart lartë gatishmërie. /Telegrafi/

Exit mobile version