Telegrafi

Shpërthim zjarri në një kafiteri në Tajlandë, humbin jetën të paktën 14 persona

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 tjerë janë lënduar, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një kafiteri në lindje të Tajlandës.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen njerëzit duke ikur nga lokali nga i cili dilte tym i zi, e zjarri përpinte gjithçka, transmeton Telegrafi.

Madje shihen edhe rrobat e disa personave që ishin kapluar nga zjarri. Shkaqet e zjarrit në Satahip në Çonburg rreth 160 kilometra nga Bangkoku, akoma nuk dihet, ka bërë të ditur drejtori i policisë, Athasit Kijahan.

Sipas disa dëshmitarëve, fillimisht kishin parë duke dalë tym i zi dhe zjarri që kishte kapluar kulmin e objektit, ku më pas pasoi një shpërthim i fuqishëm. /Telegrafi/