Telegrafi

Shpërthim tjetër në Kabul

Një shpërthim bombe të shtunën që ndodhi në një furgon pasagjerësh në Kabul, vrau të paktën një person, thanë zyrtarët.

Ky është shpërthimi i dytë në kryeqytetin afgan derisa rriten shqetësimet e sigurisë në prag të festës së Fitër Bajramit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin të shtunën, sipas kanalit telegram të grupit.

“Një grua u vra dhe tre të tjerë u lënduan”, tha për Reuters, Khalid Zadran, një zëdhënës i komandantit të Kabulit.

Një ditë më parë, një shpërthim vrau më shumë se 50 besimtarë pas lutjeve të së premtes në një xhami në Kabul. /Telegrafi/