Të paktën gjashtë persona u plagosën në një shpërthim gjatë lutjeve në një xhami në qendër të Kabulit, thanë sot zyrtarët lokalë.
Ky është shpërthimi i dytë brenda një jave në kryeqytetin e Afganistanit, pasi pak ditë më parë shpërtheu këmbimi, ku mbeti i vrarë një person dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Shpërthimi i sotëm ndodhi pasi një person i panjohur hodhi një bombë në xhami dhe policia arrestoi një të dyshuar, tha një zëdhënës i komandës ushtarake të Kabulit.
Talebanët në pushtet kanë thënë se kanë siguruar vendin që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit të kaluar dhe shumica e luftimeve kanë përfunduar.
Zyrtarët dhe analistët ndërkombëtarë thonë se ekziston rreziku i kthimit të ekstremizmit, dhe Shteti Islamik terrorist ka marrë tashmë përgjegjësinë për disa sulme të mëdha. /Telegrafi/
Six Injured In Grenade Explosion At Kabul Mosque. #Afghanistan #Conflicthttps://t.co/3nHBsmEYrO pic.twitter.com/2sRJmhPwlX
— ScopalVideo (@ScopalVideo) April 6, 2022
Explosion in the largest mosque in Kabul
Sources reported an explosion at the Bel Khashti Mosque in Kabul, the largest mosque in the Afghan capital, in a crowded area of Kabul. #Afghan
pic.twitter.com/aN3YtT7SCg pic.twitter.com/PQzXzNC81N— Hussein Mortada-English (@HoseinMortada1) April 6, 2022