Telegrafi

Shpërthim në një fabrikë në Bangladesh: Të paktën 52 të vdekur, njerëzit u hodhën prej ndërtesës për të shpëtuar

Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë të përpunimit të ushqimit në Bangladesh gjersa ka lënë të vdekur të paktën 52 njerëz të bllokuar nga flakët që detyruan shumë punëtorë të hidheshin nga katet e sipërme.

Zjarri shpërtheu në fabrikën në Rupganj, një qytet industrial 25 km (15 milje) në lindje të kryeqytetit Daka, raporton ap.

Policia dhe dëshmitarët thanë se zjarri shpërtheu në fabrikën e ushqimit dhe pijeve Hashem në Rupganj rreth orës 17:00 ( enjte).

“Pasi zjarri të jetë nën kontroll, ne do të kryejmë një operacion kërkimi dhe shpëtimi brenda. Atëherë ne mund të konfirmojmë çdo viktimë”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Debashish Bardhan.

Rreth 30 njerëz u plagosën gjersa qindra të afërm dhe punëtorë të tjerë prisnin me ankth ndërsa shërbimet e urgjencës nxorën trupa nga ndërtesa e djegur. /Telegrafi/