Telegrafi

Shpërthim në një bankë të Pakistanit – humbin jetën 14 persona

Një shpërthim në një bankë në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, ka lënë të vdekur të paktën 14 persona, thotë policia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shumë të tjerë pësuan lëndime nga shpërthimi, që besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga kanali i ujërave të zeza.

Dëshmitarët thanë për mediet lokale se shumë njerëz përfunduan në rrënoja. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan dritaret dhe dyert e shpërthyera në ndërtesën e Habib Bank; automjetet e dëmtuara dhe dokumentet e shpërndara nëpër rrugë.

“Ekipet tona janë në punë duke u përpjekur të përcaktojnë natyrën e shpërthimit”, tha oficeri i policisë Sarfaraz Nawaz. /Telegrafi/