Site icon Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në portin e Dubait

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua gjatë mbrëmjes në portin detar të Dubait.

Një anije kontejnerësh e ankoruar në qytetin e Dubait, në një nga portet më të mëdha të botës, e kaploi zjarri, duke shkaktuar një shpërthim që dërgoi dridhje nëpër qendrën tregtare të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zyra e medias shtetërore e Dubait njoftoi se zjarri ndodhi në një anije në Portin e madh Jebel Ali, i cili ndodhet në Gjirin Persik në anën lindore të Gadishullit Arabik, raporton ap.

Autoritetet publikuan video të zjarrfikësve që po shuanin kontejnerët gjigantë të transportit. Flakët mund të shiheshin duke u rritur në sfond ndërsa shërbimet e urgjencës rrethuan zonën, transmeton Telegrafi.

Tashmë kanë rrjedhur edhe videot e para në mediat sociale që tregonin një top të zjarrtë që ndriçonte qiellin gjatë natës.

Porti Jebel Ali në Dubai është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe më i madhi në Lindjen e Mesme gjersa shërben për ngarkesat ndërkontinentale Afrikë dhe Azi

Operatori i katërt më i madh në botë i porteve, përshkruan Jebel Ali Port si një “qendër hyrëse” dhe një “lidhje jetike në rrjetin tregtar global” që lidh tregjet lindore dhe perëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version