Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një shpërthim në Pakistan, ka thënë policia për BBC.
Shpërthimi ndodhi sot pranë një xhamie në provincën jugperëndimore të Balochistanit, ndërsa njerëzit u mblodhën për të festuar lindjen e Profetit Muhamed.
Policia dyshon se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës gjatë tubimit fetar në qytetin Mastung.
بلوچستان کے ضلع مستونگ میں میلاد کے جلوس میں دھماکے کے نتیجے میں 20 سے زائد افراد ہلاک اور درجنوں زخمی ہو گئے ہیں۔ حکام ہلاکتوں میں اضافے کا خدشہ ظاہر کر رہے ہیں جب کہ کوئٹہ کے اسپتالوں میں ہنگامی حالت نافذ کر دی گئی ہے۔#Mastung #Balochistan #VOAUrdu pic.twitter.com/4mV9WwxwvF
— VOA Urdu (@voaurdu) September 29, 2023
Zyrtarët kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Të plagosurit po transportohen në dy spitale, tha policia.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Ndryshe, myslimanët në mbarë botën festojnë ditëlindjen e Profetit A.S. duke mbajtur tubime publike.
Ndërsa festimi pranohet nga shumica e sekteve islame, disa atë e shohin si një risi të pajustifikuar.
Rajoni i Balochistanit ka qenë në të kaluarën vend i sulmeve nga grupet e armatosura. Në fillim të këtij muaji, të paktën 11 persona, duke përfshirë një udhëheqës të shquar fetar, u plagosën në një shpërthim në të njëjtin distrikt. /Telegrafi/
Flash:
More visuals coming in of rescue and medical operations underway. At least 30 killed, and over 70 injured in a #blast in Pakistan's #Balochistan. #Pakistan https://t.co/VYqvbXtsgf pic.twitter.com/H4b2yl3Yx1
— Yuvraj Singh Mann (@yuvnique) September 29, 2023
Death toll rises to 34 — including a police officer — and more than 130 were injured in what officials believe was a suicide #blast near a #mosque in #Balochistan’s #Mastung district on Friday.#Terror #ATTACK #Balochistan #EidMiladUnNabi #Mastung #eidelmaulud #blast https://t.co/wIBKJ8dy8g pic.twitter.com/ukx9N4w8bN
— Vishal Sehgal (@VishalSehgal4U) September 29, 2023