Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qendër të Beogradit në Serbi, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Mediat në Serbi raportojnë se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombole gazi, kurse ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmë të lënduarve, transmeton Telegrafi.
Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi, ka njoftuar se zjarri i shkaktuar si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit, është lokalizuar brenda një lokali afarist.
Si preventivë të gjitha rrugët përreth lokalit ku ka ndodhur shpërthimi janë mbyllur nga forca të shumta të policisë.
E një dëshmitar i rastit që po qëndronte në një hotel jo larg vendit ku ka ndodhur shpërthimi, ka konfirmuar se ka të lënduar.
“Ka pasur disa të lënduar. Jam veshur shpejt për të dalë jashtë dhe parë se çfarë kishte ndodhur. Ka qenë katastrofë. Në urdhëruan të dalim të gjithë dhe të largoheni për arsye sigurie”, ka thënë Martina Zhivkoviq.
Zyrtarët e kryeqytetit të Serbisë ka konfirmuar se dëme të mëdha materiale janë shkaktuar, pasi të gjitha lokalet tjera që ishin afër janë shkatërruar nga shpërthimi. /Telegrafi/