Të paktën shtatë persona janë vrarë në një shpërthim me bombë të vendosur në veturë që synonte një treg të frekuentuar në veri të Sirisë, shkruan BBC.
Dhjetëra të tjerë u plagosën kur shpërthimi ndodhi në tregun qendror të qytetit Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk, transmeton Telegrafi.
Pamjet e pasojave treguan trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe mbetje të një veture në flakë.
A car bomb explosion in the city of Azaz resulted in at least 6 deaths and 20 injuries tonight. pic.twitter.com/3bpcETTBqt
— Levant 24 (@Levant_24_) March 30, 2024
Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke. Asnjë nga këto grupe deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i mbushur me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të Ramazanit.
A car bomb exploded on Al-Jisr Street in Azaz, injuring many people. pic.twitter.com/lEVGxIzKPy
— Levent Kemal (@leventkemaI) March 30, 2024
Helmetat e bardha, një grup vullnetar shpëtimi që operon në Siri, tha se dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.
Azaz kontrollohet nga milicitë që luftojnë presidentin sirian Bashar Al-Assad në luftën e vazhdueshme civile të vendit. /Telegrafi/