Telegrafi

Shpërthen vullkani në Sinabung të Indonezisë – hiri arrin deri në 1,500 lartësi

Një vullkan në malin Sinabung të Indonezisë në provincën Veriore të Sumatrës shpërtheu të enjten, duke dërguar hirin në 1,500 metra në qiell.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi zgjati më shumë se 3 minuta, por nuk pati raportime për viktima, sipas Qendrës së vendit për Vullkanologji dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik të vendit.

Po sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për mali Sinabung i cili ka shpërthyer me ndërprerje për vite me radhë.

Në vitin 2016, nëntë fshatarë u vranë pasi vullkani nxori gaz dhe materiale vullkanike të njohura si rrjedha piroklastike.

Autoritetet po këshillojnë fshatarët të qëndrojnë larg një zone prej rreth 3 deri në 5 kilometra larg kraterit.

Ndryshe, Indonezia ka numrin më të madh të vullkaneve aktive në botë me 127 vullkane, dhe 77 shtatë prej tyre me shpërthime që datojnë para viteve 1600. /Telegrafi/