Ka shpërthyer një vullkan në ishullin indonezian Java, duke krijuar një shtëllungë të madhe hiri në qiell dhe ka mbuluar fshatrat aty pranë.
Banorët pranë malit Semeru në Javan lindore janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur.
Ndërkohë një organ monitorues lëshoi një paralajmërim për linjat ajrore për një re hiri që ngrihej deri në 15kilometra. Nuk dihet ende nëse ka viktima.
Vullkani, i cili ngrihet 3,676 m mbi nivelin e detit, ka shpërthyer më parë në muajin janar, raporton bbc.
Qendra Këshillimore e Hirit Vullkanik (VAAC) në Darvin, Australi tha se hiri dukej se ishte shkëputur nga maja dhe po lëvizte në jug-perëndim.
VAAC ofron këshilla për industrinë e aviacionit në lidhje me vendndodhjen dhe lëvizjen e hirit vullkanik potencialisht të rrezikshëm.
Pamjet në mediat sociale treguan banorët duke ikur ndërsa një re gjigante hiri u ngrit pas tyre. /Telegrafi/
16.50
BPBD Provinsi Jatim dan BPBD Lumajang telah menuju lokasi untuk melakukan assesment dan evakuasi warga di sekitar Gunung Semeru. Silahkan mention jika ada yang dilokasi@PRB_BNPB pic.twitter.com/DYj8qIW23u— jogjaupdate.com (@JogjaUpdate) December 4, 2021