Jerome Boateng dhe Leon Gortezka nuk e kanë mbyllur mjaftë mirë seancën stërvitore te Bayern Munich.
Dyshja e Bavarezëve ishin duke e zhvilluar një seancë të rregullt stërvitore, atëherë kur shpërthejë një përleshje mes tyre.
Bild raporton se Boateng kishte tentuar të kalonte Goretzkan me top, por që ky i fundit bëri një ndërhyrje të ashpër.
Nga kjo situatë, dyshja nuk arritën ta mbanin gjakftohtësinë dhe filluan të përleshen mes vete. Mbrojtësi gjerman e goditi bashkëlojtarin në fytyrë e që më pas kaloi në përleshje.
U dash që Robert Lewandowski dhe Thomas Muller të ndërhynin dhe t’i qetësonin të dy lojtarët, që nuk e lanë vetëm me fjalë, por kishte edhe goditje mes tyre. /Telegrafi/