Një yll i Paris Saint-Germain është akuzuar për përdhunim pasi dyshohet se ka ftuar një grua në shtëpinë e tij ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin me pushime.
Prokurorët francezë po hetojnë yllin e lindur në Marok, Achraf Hakimi, pas sulmit të dyshuar më 25 shkurt.
Një grua 23-vjeçare i tha policisë këtë fundjavë se ishte përdhunuar nga lojtari i PSG-së, por nuk dëshironte të bënte një ankesë.
Ajo u tha oficerëve se donte vetëm të “bënte një deklaratë përdhunimi”, por prokurorët tani po ndjekin personalisht rastin.
Ata nisën një hetim për shkak të seriozitetit të akuzave dhe famës së Hakimit.
Sipas Le Parisien, mbrojtësi 24-vjeçar filloi të fliste me gruan më 16 janar në Instagram.
Ai dyshohet se më pas e ftoi atë në shtëpinë e tij në Boulogne të shtunën, duke i porositur asaj një taxi për ta dërguar tek ai.
Bashkëshortja e Hakimit – aktorja Hiba Abouk – aktualisht është me pushime në Dubai me dy djemtë e tyre të vegjël.
Akuzuesja pretendon se pasi mbërriti në shtëpinë e tij, lojtari filloi ta puthte ndërsa i hiqte rrobat.
Ajo pretendoi se ai ia puthi gjoksin pavarësisht kundërshtimit të saj, përpara se ta shtynte me forcë.
Gruaja i tha policisë se më në fund arriti të çlirohej pasi e goditi Hakimin me këmbë, përpara se t’i dërgonte mesazhe një shoku që ta merrte.
Ai ende nuk i është përgjigjur akuzave. /Telegrafi/